Brdariç: Në dimër nuk kishim kushte stërvitjeje

Futboll

Brdariç: Në dimër nuk kishim kushte stërvitjeje

Më: 18 prill 2021 Në ora: 15:29
Brdariç: Në dimër nuk kishim kushte stërvitjeje

Vllaznia triumfoi me rezultatin tenistik 6-0 ndaj Apolonisë në Fier, ndërsa trajneri Brdaric u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve dhe nuk ngurroi t’i falënderojë edhe në gjuhën shqipe për atë që dhanë në fushën e lojës.

Morët një fitore shumë të rëndësishme, sepse pas suksesit ndaj Laçit, treguat vetëbesim dhe jo eufori…
Ishte shumë e rëndësishme që pas asaj fitoreje ndaj Laçit, të bënim edhe hapin e radhës, që ishte suksesi ndaj Apolonisë. Ishte një ndeshje perfekte, ku gjithçka shkoi mirë dhe më duhet t’i them faleminderit skuadrës.

Duket se Vllaznia është ngritur sërish në kohën e duhur, por a do ta ruajë këtë formë deri në javën e fundit?
Ajo që po bën skuadra tani nuk është rastësore, pasi kemi punuar shumë për të ndërtuar një ekip konkurrues dhe fakti që tani jemi në formë të mirë, është fryt i punës së bërë për muaj të tërë.

Çfarë ndjesie përjetuat, kur patë djalin tuaj të shënonte gol?
Ne trajtojmë me profesionalizëm gjithçka dhe natyrisht që jam i kënaqur për debutimin e Tim, pasi bëri mirë. Sa i përket golit, natyrisht që jam i kënaqur, por detyra e tij është të rrijë në mbrojtje dhe nuk e kuptova se si shkoi aty në atë zonë.

Kalendari duket i favorshëm, pasi javën e ardhshme prisni Skënderbeun…
Nesër ne mbyllim plotësisht kapitullin Apolonia dhe fillojmë të mendojmë për ndeshjen e radhës, duke trajtuar me respekt çdo kundërshtar, me synimin për të marrë maksimumin.

Me rikuperimin e të gjithë futbollistëve, duket se e keni lënë pas atë ngërç të pak javëve më parë….
Patëm një moment mjaft të vështirë, sigurisht edhe për shkak të mungesave, edhe për shkak të presionit që nuk po e përballonim si duhet. Megjithatë duhet të theksoj se për 3-4 muajt e dimrit patëm probleme të mëdha edhe me kushtet stërvitore, pasi fushat nuk janë në gjendjen e duhur dhe reshjet e shumta e bënin të pamundur të punonim ashtu si duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat