Tifozët nuk e përtypin dot formën e skuadrës së tyre

Futboll

Tifozët nuk e përtypin dot formën e skuadrës së tyre

Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:26

Tifozët nuk e përtypin dot formën e skuadrës së tyre. I presin në aeroport dhe…

Mbrëmjen e djeshme, Parma pësoi një humbje dramatike 4:3 ndaj Kaljarit teksa pësuan dy gola në minutat e fundit të takimit.

Emilianët janë në rrezik serioz për të rënë nga kategoria këtë sezon, pasi ndodhen në pozita aspak të mira në renditje dhe ndeshja e djeshme ishte sfidë direkte ndaj një rivali për mbijetesë.

Humbja e paprecedentë i ka zemëruar shumë tifozët e Parmës të cilët janë shfaqur në stadiumin e qyteti me banderola kundër ekipit të tyre.

“Ne ju kërkuam ngritë dhe përulësi, ju e ç’nderuat qytetin tonë”, shkruhej në banderolën e vendosur në aeroportin e Parmës, teksa skuadra mbërriti nga transferta në Sardenjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat