Zhegrova dhuroi asist, Kasami shënon në fitoren e Baselit

Futboll

Zhegrova dhuroi asist, Kasami shënon në fitoren e Baselit

Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:33
Zhegrova dhuroi asist, Kasami shënoi në fitoren e Baselit

Baseli i ka shënuar tre gola ndaj Servette, në pjesën e parë në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës së Zvicrës. Baseli shënon fitore me rezultat 5:0 ndaj Servettes. 

Në takimin e zhvilluar në St. Jakob Park, skuadrës nikoqire i mjaftuan nëntë minuta për ta ndëshkuar tri herë kundërshtarin.

Goli i dyte ishte i projektuar nga dyshja shqiptare, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami.

I ndodhur në zonën e skuadrës së Servette, anësori i Kosovës asistoi me thembër te sulmuesi Kasami që e ka përfaqësuar Zvicrën dhe ai shënoi.

Golat i shënuan Frei (3'), Kasami (6'), van Wolfswinkel (9'), Pululu (86' e 88').

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat