Shkëmbi: Tre pikë shumë të rëndësishëm

Futboll

Shkëmbi: Tre pikë shumë të rëndësishëm

Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:41
Shkëmbi: Tre pikë shumë të rëndësishëm

Ballkani ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Feronikeli me rezultat 2-0.

Pas ndeshjes është deklaruar kryetrajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi.

“Tre pikë shumë të rëndësishëm kundër një kundërshtari shumë të fortë. Mendoj që patëm fat pasi që objektivat tonë më të kundërshtarit janë më të mëdha. Patëm raste të humbura, por në këto ndeshje më të rëndësishme janë pikët e plota.

Çdo gabim që bëjmë tani, lufta për objektivin bëhet më e vështirë”, tha Shkëmbi.

Ballkani zë vendin e dytë me 61 pikë të mbledhura dhe kështu vazhdon luftën e zjarrtë për titullin kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat