Memelli: Penalltia e Teutës nuk ishte

Futboll

Memelli: Penalltia e Teutës nuk ishte

Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:33
memelli

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, ndjeu keqardhje për humbjen minimale në Korçë ndaj Teutës. Për “Gol pas Goli”, pas ndeshjes, pogradecari pati dilema për sa i përket 11-metërshit të durrsakëve, teksa u shpreh:

NDESHJA- E dija që do ishte një ndeshje episodesh, që te ndryshimi që bëri Martini me Grudën përpara. Ajo që i kërkova lojtarëve është të jenë të kujdesshëm.

Futbolli është kthyer në një lojë shumë të kujdesshme. Gabuam. Nuk e di nëse jemi në limitet e një penallti apo ishte faull. Gabuam te ai detaj. Këmba e majtë e Grudës është jashtë vijës. Për mua nuk është penallti. Si do që të jetë, e thashë futbolli është një lojë detajesh. Nuk kam kritika për gjykimin, në skajin që Martini bëri pas ndeshjes në Kupë. Komplimente Teutës për ndeshjen e sotme. Në pjesën e dytë bëmë shumë mirë, ku goditëm shtyllën, por nuk ishim të qartë në fund.

DIFERENCA ME RIVALËT- Janë edhe 24 pikë në lojë. Do t’i marrin ndeshjet njëra pas tjetrës. Luajmë ndaj Vllaznisë, dneshje e vështirë për nga rëndësia. Po ngushtohen javët, janë edhe 24 pikë në lojë dhe ne do t’i luajmë të gjitha.

DISKUTIMI PËR PENALLTINË- Këmba e djathtë është në ajër. Nuk merrem fare me atë, varet si e përcakton rregullorja. Ishte i vetmi detaj që duhet ta diskutojmë. Bëmë një ndeshje të mirë, prandaj më vjen keq. Është 20-vjeçar Sadriu, kemi 3 lojtarë 20-vjeçar në qendër të mbrojtjes. Patjetër që eksperienca bën diferencën, janë njerëz dhe mund të gabojnë.

I DRUHENI MOSEKSPERIENCËS NË VAZHDIM? Nuk i druhet, skuadra po bën performanca të mirë. Nuk është më ajo skuadra që mundej lehtë. Në 5 javët e fundit kemi bërë performanca të mira dhe kemi marrë rezultate. Do të bëjmë më të mirën ndaj Vllaznisë në ndeshjen e javës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat