Ja kush e sulmoi gjyqtarin në Ferizaj! Futbollisti përfundon në spital

Futboll

Ja kush e sulmoi gjyqtarin në Ferizaj! Futbollisti përfundon në spital

Nga: K.G. Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:43
Ja kush e sulmoi gjyqtarin në Ferizaj! Futbollisti përfundon në spital

Ndeshja mes Ferizajt dhe Ulpianës është ndërprerë, kur rezultati ishet 0:1 për mysafirët, në kuadër të javës së 23-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi B.  

Ndeshja u ndërpre pasi që gjyqtari kryesor u sulmua. 

Klubi i futbollit Ferizaj ka reaguar ashpër përmes një komunikate.

“Ndeshja: Ferizaj – Ulpiana është ndërprerë në minutën e 90+4̈. Ndeshja e zhvilluar sot në mes Ferizajt dhe Ulpianës është ndërprerë në minutën e 94-të të takimit ku një lojtar i skuadrës sonë ka qenë në gjendje të rëndë dhe kritike, ku gjatë ndërhyrjes së stafit mjekësor, një tifoz me probleme mendore ka shtyrë gjyqtarin e ndeshjes e ky i fundit e ka ndërprerë ndeshjen. 

Lojtari ynë, Thesar Ismajli  gjendet në spital dhe gjendja e tij vazhdon të jetë ende kritike, andaj ne si klub lutemi për shërimin e tij të shpejtë”, reagon Ferizaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat