Reagojnë ashpër për “SuperLigën

Futboll

Reagojnë ashpër për “SuperLigën

Më: 18 prill 2021 Në ora: 19:58
Reagojnë ashpër për “SuperLigën

Gjashtë skuadra angleze pritet të jenë pjesë e planeve për një Super Ligë Evropiane, kjo është bërë e dituar gjatë ditës së sotme

Ndër klubet angleze të përfshira janë Liverpool, Manchester United, Arsenal dhe Chelsea

Projekti është lansuar për të rivalizuar formatin e UEFA-s në Ligën e Kampionëve, i cili aktualisht dominon futbollin evropian.

Shefi ekzekutiv i Premier League Richard Masters, u ka shkruar të gjitha 20 klubeve të ligës në Angli, për të shprehur kundërshtimin e tij ndaj projektit të ri.

“Ne nuk e mbështesim dhe nuk mund ta mbështesim një koncept të tillë,” thuhet në shkirimin e Richard Masters.

“Rregullat e Premier League përmbajnë një angazhim midis klubeve për të qëndruar brenda piramidës së futbollit dhe për të ndaluar çdo klub të hyjë në gara përtej atyre të renditura në Rregulloren L9, pa lejen e bordit të Premier League.

“Unë nuk mund të parashikoj ndonjë skenar ku do të jepej një leje e tillë.”

Në një deklaratë të përbashkët, po ashtu edhe UEFA ka dënuar me forcë planet që diskutohen nga disa nga klubet elitare të kontinentit, duke theksuar se organizatat do të qëndrojnë të bashkuara në kundërshtimin e iniciativës “cinike” , dhe do të përdorë të gjitha metodat në dispozicion të tyre, përfshirë veprimet ligjore, për të parandaluar që skema të vihet në praktikë.

Organi drejtues evropian i futbollit përcakton gjithashtu që skuadrat e përfshira në një kampionat të tillë nuk do të lejohen të marrin pjesë në gara të tjera “të nivelit të brendshëm, evropian ose botëror” dhe se lojtarët mund të ndalohen të përfaqësojnë vendet e tyre.

UEFA gjithashtu ka falenderuar klubet nga Franca dhe Gjermania të cilat, sipas organit drejtues, kanë refuzuar të marrin pjesë në diskutimet mbi një koncept të Superligës Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat