Martini: Fitore jetike për titullin

Futboll

Martini: Fitore jetike për titullin

Më: 18 prill 2021 Në ora: 20:20
Martini: Fitore jetike për titullin

Edi Martini i gëzohet suksesit të 3-të radhazi të Teutës në kampionat. Në Gol pas Goli shkodrani i stolit të Teutës e analizoi kështu suksesin e skuadrës së tij ndaj Skënderbeut në Korçë me rezultatin minimal 0-1.

“Ne bëmë disa ndryshime, edhe në mënyrën e të luajturit. Lëshuam krahët, kërkuam të qarkullonim më tepër topin dhe të ishim të qetë, ishte një ndeshje psikologjike, duke llogaritur edhe duelin e Kupës. E kishim frikë, Skënderbeu ka fituar me shumë ekipe. Djemtë reaguan pas humbjes në Kupë, u çuan sot, kanë shumë karakter dhe e treguan vetën. Ishte një fitore e dyfishtë, për pikët dhe moralin. Ishte një fitore me thonj dhe me shpirt. Jam i kënaqur me fitoren e sotme”.

Hebaj? Jam i kënaqur me djemtë që kam, nuk mundem të qaj çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Kemi edhe 8 finale, jemi këta që jemi, të luftojmë deri në fund për titullin dhe të mos e kthejmë kokën mbrapa.Nuk luajmë në kundërsulm, ne kërkojmë të qarkullojmë topin.

Dy pikë duken shumë në këto momente, por janë fare pak. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të merremi me ndeshje tona dhe të mos merremi me klasifikimin.Janë 24 pikë në lojë, duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të luajmë futbollin tonë“, theksoi trajneri shkodran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat