Sir Alex Ferguson nuk e përkrah idenë e krijimit të një Superlige Evropiane

Futboll

Sir Alex Ferguson nuk e përkrah idenë e krijimit të një Superlige Evropiane

Më: 18 prill 2021 Në ora: 21:16
Sir Alex Ferguson

12 klube nga Anglia, Spanja dhe Italia ka kohë që janë duke mbajtur bisedime për krijimin e një formati të ri të ligës, i cili do t’i jepte fund Ligës së Kampionëve.

Besohet se gjashtë klubet kryesore të Premierligës, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham, janë në mesin e klubeve që kanë nënshkruar për t’iu bashkuar formatit të ri, i cili funksiononte pa fazë kualifikuese apo rënie nga liga.

Edhe ish trajneri i Man United, Sir Alex Ferguson ka dal kundër krijimit të një lige të tillë duke thënë se netët e Champions League janë shumë të veçanta.

“Në kohën time në United, kemi luajtur në katër finale të Ligës së Kampionëve dhe ato ishin gjithmonë netët më të veçanta të futbollit”, tha fillimisht Ferguson.

“Nuk jam i sigurtë që Manchester United është i përfshirë në këtë, pasi nuk jam pjesë e procesit të vendimmarrjes te Man United”, ka vazhduar Sir Alex Ferguson.

“United dhe pjesa tjetër e klubeve të ‘Big Six’ që do marrin pjesë në këtë ligë, duke dalë kundër Premier League, duhet të turpërohen nga vetja”. ka përfunduar ish trajneri i Man United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat