Leicesteri eliminon Southamptonin: Finalja e FA Cup mes Chelseat dhe Dhelprave

Futboll

Leicesteri eliminon Southamptonin: Finalja e FA Cup mes Chelseat dhe Dhelprave

Më: 18 prill 2021 Në ora: 21:39
Leicester

Leicesteri ka kaluar në finale të FA Cup, pasi mposhti minimalisht 1-0 Southamptonin.

Rasti i parë në ndeshje erdhi në minutën e 34-të, kur Jamie Vardy lëshoi një shans të artë, duke gjuajtur topin mbi portë.

Dhelprat më pas kishin edhe disa shanse, mirëpo jo të rrezikshme për Southamptonin.

Në 45 minutat e dytë, Leicesteri nuk i la asgjë befasisë dhe shënoi golin e fitores.

Ishte minuta e 55-të, kur Kelechi Ihenacho tundi rrjetën e The Saints, për të realizuar kështu për 1-0.

Southamptoni më pas kishte iniciativën, duke rrezikuar me anë të Che Adams dhe Ibrahima Diallo, por që të dy ishin të pasaktë në goditjen e tyre.

Po të mos ishte Kasper Schmeichel, Leicesteri do të kishte të pamundurën kalimin në finale, me danezin që bëri disa pritje vendimtare.

Kujtojmë se Leicesteri do të përballet në finale me Chelsean, pasi këta të fundit eliminuan në të shtunën Manchester Cityn po ashtu 1-0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat