Neville kritikon Liverpoolin dhe Manchester Utd

Futboll

Neville kritikon Liverpoolin dhe Manchester Utd

Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:11
Neville kritikon Liverpoolin dhe Manchester Utd

Ish kapiteni i Manchester United, Gary Neville, ka kritikuar ashpër vendimin e klubeve angleze për përkrahjen e iniciativës për formimin e Super Ligës Evropiane.

Gjatë ndeshjes ndërmjet Manches United dhe Burnley, ish lojtari i United hodhi akuza drejt ish klubit të tij dhe rivalit më të madh të tyre Liverpool.

“Unë jam një tifoz i Manchester United dhe kam qenë për 40 vjet të jetës sime por jam i neveritur, absolutisht i neveritur. Jam i neveritur nga Manchester United dhe Liverpool më së shumti ”, deklaroi ai për Sky Sports.

“Liverpool thotë se ata janë klubi i tifozëve, ju kurrë nuk do të ecni vetëm, klubi i tifozëve. Manchester United, 100 vjeçar, i krijuar rreth punëtorëve dhe ata po hyjnë në një kampionat pa konkurrencë, në të cilin nuk do të largohen nga liga.

Është një turp dhe ne duhet të rikthejmë fuqinë në këtë vend nga klubet në krye të këtij kampionati dhe kjo përfshin klubin tim. Unë kam folur për 12 muaj si pjesë e një grupi tjetër për një rregullator të pavarur për të sjellë kontroll dhe ekuilibër për të ndaluar këtë ndodhi”.

“Eshtë lakmi e pastër, ata janë mashtrues, pronarët e këtyre klubeve, pronarët e Liverpool, pronarët e Manchester City, pronarët e Chelsea, ata nuk kanë asnjë lidhje me futbollin” përfundoi ish mbrojtësi anglez në një reagim të ashpër.

Ky reagim i tij është bërë viral në rrjetet sociale, duke marrë mbështetje nga të gjithë Neville.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat