Derbi i madh italian pa fitues, Eriksen shënon gol të bukur

Futboll

Derbi i madh italian pa fitues, Eriksen shënon gol të bukur

Nga: K.Goca Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:38
Derbi i madh italian pa fitues, Eriksen shënon gol të bukur

Derbi i madh italian mes Napolit dhe Interit, përfundoi baras (1:1). Një ndeshje me emocione, por sidomos tre shtylla. 

Në minutën e 36-të, portieri Handanoviq nuk reagoi si duhet dhe shënoi autogol, 1:0 për Napolin. 

Në minutën e 55-të, Eriksen nga rreth 17 metra shënoi gol të bukur në këndin e poshtëm të Napolit, 1:1. 

Pas javës së 31-të në Serie A, Interi kryeson me 75 pikë, duke lënë pas Milanin me 66 dhe Napoli renditet në pozitën e pestë me 60 sosh. 

Futbollistët Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj qëndruan në bankë, ky i fundit u paraqit në minutën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat