Bardhi titullar, Levante pëson humbje të thellë

Futboll

Bardhi titullar, Levante pëson humbje të thellë

Nga: K.G. Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:43
Bardhi titullar, Levante pëson humbje të thellë

Futbollisti Enis Bardhi me Levanten pësuan humbje të thellë si vendas, me rezultat 5:1 nga Villareali.
Bardhi luajti titullar, por sonte me ekipin e tij nuk iu shkoi ashtu si planifikuan. 

Për Villarealin realizuan Postigo (9'-autogol), Moreno (13'), Chukwueze (63' e 75), Vezo (72'-autogol). 

Malsa në minutën 21-të shënoi golin e nderit për Levanten. 

Pas javës së 33-të në Spanjë, Villareali përforcon pozitën e pestë me 49 pikë dhe Levante është i gjashti me 38 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat