Real Madridi gabon, ngec tre pikë nga lideri

Futboll

Real Madridi gabon, ngec tre pikë nga lideri

Nga: K.G. Më: 18 prill 2021 Në ora: 22:54
Real Madridi gabon, ngec tre pikë nga lideri

Real Madridi gabon sonte në stadiumin "Coliseum Alfonso Perez" në Getafe, duke mos arritur pikë të plota dhe ngec për tre pikë nga lideri Atletico Madridi. 

Getafe u tregua “arrë e fortë” dhe e ndali Realin, duke u nda baras (0:0), në takimin e javës së 33-të. 

Ky barazim për Realin gjithsesi se është sikur humbje, ndërsa për vendasit pikë e madhe. 

Atletico kryeson me 70 pikë, duke lënë pas Realin me 67, Barcelonën (një ndeshje me pak) 65 dhe Getafe zë pozitën e 15-të me 31 pikë. 

Getafe arkëton një pikë të madhe në luftë për ekzistencë, ndërsa trajneri Zinedine Zidane nuk mori më shumë se një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat