Neville dhe Carragher kundër Superligës Evropiane: Turp për klubet pjesëmarrëse

Futboll

Neville dhe Carragher kundër Superligës Evropiane: Turp për klubet pjesëmarrëse

Më: 19 prill 2021 Në ora: 08:34
Jamie Caragher dhe Gary Neville

Ish-futbollistët anglezë, Jamie Caragher dhe Gary Neville kanë dalë kundër idesë së Sueprligës Evropiane.

Më herët, 12 klube kishin konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane.

Më të marrë këtë lajm, analistët dhe ish-futbollistët, Jamie Carragher dhe Gary Neville, kanë dalë kundër kësaj iniciative.

Liverooli kishte konfirmuar pjesëmarrjen, dhe menjëherë Jamie Carragher kishte reaguar në Twitterin e tij.

“Çfarë turpi jemi bërë skuadra e Liverpoolit mendoni për të gjithë njerëzit që kanë ardhur para nesh në këtë klub dhe të cilët do të jenë tejet të turpëruar gjithashtu”, tha Carragher.

Ndërsa Neville reagoi duke vënë në pikëpyetje financat e kësaj lige.

“Këta njerëz mendojnë se ata mund të marrin 300 milionë më shumë çdo sezon sesa skuadrat e tjera dhe pastaj të rikthehen të shtunën dhe të luajnë me skuadra normale në Premierligë. Zbritni pikët, gjobitini rëndë dhe sanskiononi këto klube. Shpresoj se ata nuk kanë blerë disa nga 14 klubet e tjera”, deklaroi Neville.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat