“Ky është një krim”: Legjendat e Man Unitedit kritikojnë ashpër klubin për Superligën evropiane

Futboll

“Ky është një krim”: Legjendat e Man Unitedit kritikojnë ashpër klubin për Superligën evropiane

Më: 19 prill 2021 Në ora: 09:02
Sir Alex Ferguson

Dy legjendat e Manchester Unitedit, trajneri Sir Alex Ferguson dhe kapiteni Gary Neville e kanë komentuar themelimin e Superligës evropiane.

Skocezi i cili është trajneri më i suksesshëm në histori të klubit, beson se një vendim i tillë është kundër tifozëve të futbollit.

“Evertoni po shpenzon 500 milionë funte për ndërtimin e një stadiumi të ri me ambicien që të luaj në Ligën e Kampionëve. Tifozët në mbarë botën e duan këtë kompeticion”, ka thënë Ferguson.

“Në kohën time, Man Unitedi luajti në katër finale të Ligës së Kampionëve dhe gjithmonë ishin netë speciale. Man Unitedi është përfshirë në këtë garë dhe kjo është e keqe”, tregoi trajneri tashmë i pensionuar.

“Pronarët e këtyre klubeve nuk e kanë asnjë lidhje me futbollin. Tifozët duan mbrojtje. Nuk jam kundër parave në futboll, por ka disa parime. Ky është një cirk i vërtetë”, shtoi “Fergie”.

Neville, nga ana tjetër, beson se klubet që e themeluan këtë ligë, duhet të sanksionohen rëndë.

“Man Unitedi dhe pjesa tjetër e klubeve të Premierligës, duhet të jenë të turpëruar, ata duhet të dënohen me pikë dhe të gjobiten. Ky është një krim kundër tifozëve në futboll. Jepjani titullin Burnleyt, lëreni Fulhami në kampionat dhe përjashtoni klubet që morën pjesë në këtë Superligë”, deklaroi Neville.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat