Nëse klubet e Superligës Evropiane përjashtohen nga LK, këto janë klubet që do ti zëvendësojnë

Futboll

Nëse klubet e Superligës Evropiane përjashtohen nga LK, këto janë klubet që do ti zëvendësojnë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

12 klube tanimë kanë konfirmuar pjësëmarrjen në formatin më të ri të Superligës Evropiane.

UEFA, Premierliga, Serie A dhe La Liga kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë dënuar çdo përpjekje për themelimin e Superligës Evropiane, të cilën e shohin si kërcënim për futbollin evropian.

Madje, shtëpia e futbollit evropian ka deklaruar se në rast të formimit të kësaj lige, atëherë klubet pjesëmarrëse nuk do lejohen të luajnë në ligat e tyre apo në ndonjë kompeticion tjetër të organizuar në kuadër të UEFA-së dhe FIFA-së.

Por, në rast se klubeve ju ndalohet pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, atëherë, zëvendësimi i tyre është gati.

Këto janë klubet që do ti zëvendësonin klubet që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën Evropiane.

Nga Anglia: Leicester, West Ham, Everton, Leeds

Nga Italia: Atalanta, Napoli, Lazio, Roma

Nga Spanja: Sevilla, Villareal, Real Betis, Real Sociedad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat