​Nisin ndryshimet drastike për shkak të Superligës, vjen vendimi i fundit nga Man. United dhe Arsenali

Futboll

​Nisin ndryshimet drastike për shkak të Superligës, vjen vendimi i fundit nga Man. United dhe Arsenali

Më: 19 prill 2021 Në ora: 11:46
Foto Ilustrim

Manchester United dhe Arsenali kanë dhënë dorëheqje nga Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) dhe Ed Woodward është larguar nga roli i tij në UEFA pasi u zbuluan planet për një Superligë Evropiane.

Deklarata e lëshuar të dielën në mbrëmje konfirmoi se 12 klube, përfshirë United dhe Arsenalin, kishin rënë dakord të formonin një kampionat të shkëputur i cili do të drejtohej nga klubet themeluese.

“Goal.com” mëson se pas vendimit për t'u bashkuar me Superligën e klubeve, të dy klubet kanë dhënë dorëheqje nga ECA dhe Woodëard nuk do të mbajë më rolin e tij në UEFA.

Kurse drejtori gjeneral i Arsenalit Vinai Venkatesham ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i tij në bordin e ECA—së, një lëvizje kjo që sinjalizon më tej qëllimin e klubit për të shtyrë përpara këtë plan shumë të diskutueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat