“Shpresoj që mos të ndodh kurrë”, Klopp e kishte kundërshtuar ashpër idenë e krijimit të Superligës

Futboll

“Shpresoj që mos të ndodh kurrë”, Klopp e kishte kundërshtuar ashpër idenë e krijimit të Superligës

Më: 19 prill 2021 Në ora: 13:07
Jurgen Klopp

Liverpool është në mesin e 12 ekipeve të përfshira në Super Ligën e Evropës, por trajneri Jurgen Klopp kishte deklaruar më parë se nuk dëshiron që kjo ligë të krijohet.

Kampionët e Premier Ligës u bashkuan me treshen e Serie A Juventusin, Milanin dhe Interin në këtë garë të re që do të fillojë në gusht të këtij viti.

Ata do të bashkohen me pesë klube të tjera angleze, Arsenalin, Chelsean, Manchester Cityn, Manchester United dhe Tottenham Hotspur dhe tre përfaqësues nga Spanja, Atletico Madrid, Barcelona dhe Real Madrid, pëcjell KosovaPress.

Klopp, duke folur për gazetën gjermane ‘Kicker” në vitin 2019, foli kundër idesë së një Superlige Evropiane, duke njohur potencialin e klubeve për të fituar para nga ajo garë, por duke vënë në dyshim edhe vlerën e saj nga aspekti konkurrues.

"Shpresoj që kjo Superligë të mos ndodhë kurrë", tha Klopp.

“Me mënyrën se si po zhvillohet Liga e Kampionëve, futbolli ka një produkt të shkëlqyeshëm, madje edhe me Ligën e Evropës. Për mua, Champions League është Super Ligë, në të cilën jo gjithmonë përfundon duke luajtur kundër të njëjtave skuadra.”

"Sigurisht, është financiarisht e rëndësishme, por pse duhet të krijojmë një sistem ku Liverpooli përballet me Real Madridin për 10 vjet rresht? Kush dëshiron ta shohë atë çdo vit? ”, kishte deklaruar tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat