Zyrtare, shkarkohet Jose Mourinho

Futboll

Zyrtare, shkarkohet Jose Mourinho

Më: 19 prill 2021 Në ora: 13:14
Jose Mourinho

Merr fund në mënyrën më të keqe aventura e Jose Mourinhos në stolin e Tottenham teksa klubi doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi shkarkimin e portugezit dhe stafit të tij.

Barazimi i fundit ndaj Everton duket se i vuri vulën kësaj eksperience të Mourinhos i cili drejtoi Spursat për 32 ndeshje këtë sezon dhe aktualisht skuadra renditet në vendin e 7 me 50 pikë, 5 më pak se vendi që të çon në Champions League.

Prej ditësh flitej për një largim të trajnerit portugez por klauzola në kontratë për një dëmshpërblim të majmë e pengonte presidentin Levy që ta shkarkonte por barazimi i fundit që vjen pas humbjeve me Man. United dhe barazimit tjetër me Newcastle i vuri kapak gjithçkaje dhe klubi vendosi ta largonte menjëherë.

“Klubi njofton sot se trajneri Jose Mourinho dhe stafi i tij, Joao Sacramento, Nuno Santos, Carlos Lalin e Giovanni Cerra janë shkarkuar nga detyra”.

Një tjetër arsye që çoi në përfundimin para kohe të bashkëpunimit ishte edhe elimini i parakohshëm i Tottenham në Europa League nga një ekip modest si Dinamo Zagreb dhe të gjitha bashkë detyruan presidentin Levy të merrte vendimin drastik. Ndërkohë Ryan Mason është komanduar për të drejtuar séance e sotme stërvitore të skuadrës në pritje për emrit të pasuesit të Mourinhos.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat