Shpërthen presidenti i UEFA-s, Ceferin ndaj presidentit të Juventusit: Nuk kam parë njeri që gënjen më shumë se Agnelli

Futboll

Shpërthen presidenti i UEFA-s, Ceferin ndaj presidentit të Juventusit: Nuk kam parë njeri që gënjen më shumë se Agnelli

Më: 19 prill 2021 Në ora: 16:34
Agnelli dhe Ceferin

Ka marrë formë krijimi i Superligës së Evropës për klube, me 12 klube që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Manchester United, Liverpool, Manchester City, Arsenal, Chelsea, Tottenham, janë skuadrat nga Liga Premier që janë pro formimit të garës së re.

Aty janë bashkangjitur edhe Barcelona, Real Madridi e Atletico Madridi nga La Liga dhe Interi, Juventusi e Milani nga Serie A. Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar se nuk përkrah këtë nismë të klubeve dhe se do t’i ndëshkojë ato.

Së fundmi ka qenë presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin i cili ka shpërthyer ndaj presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli.

Numri një i UEFA-s ka thënë se nuk ka pa njeri që gënjen më shumë se sa Andrea Agnelli i Juventusit.

Ceferin ka thënë se të shtunën kishte biseduar me Agnellin në telefon dhe se italiani i kishte thënë se janë vetëm thashetheme.

“Sigurisht që zhgënjimi është i madh nga të gjithë ne. Unë kurrë nuk kam parë një person që gënjen kaq shumë sa Agnelli”.

“Fola me Agnellin në telefon të shtunën dhe më tha se ishin vetëm thashetheme, pastaj ai tha se do të më telefononte përsëri dhe në vend të kësaj ai e fiku telefonin”.

“Lakmia është e fortë, por ne jemi ndryshe. Kishin mbështetjen tonë në çdo gjë dhe tani vepruan kështu, nuk di se çfarë të them”.

“Me Agnellin kemi diçka personale sepse unë e njoh atë prej shumë kohësh, por nuk prisja që të bënin këtë. Nuk është një betejë personale, por kur u gjet zgjidhja për të mirën e Ligës së Kampionëve, doli kjo ide fantazmë dhe pastaj thanë se do fillojnë negociatat”, tha Ceferin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat