Shpërthen humori ne rrjetet sociale pas reagimit të PSD-së për Superligën Evropiane

Futboll

Shpërthen humori ne rrjetet sociale pas reagimit të PSD-së për Superligën Evropiane

Më: 19 prill 2021 Në ora: 17:26
PSD

Të dielën mbrëma futbolli evropian ka ndryshuar përgjithmonë. Me iniciativën për krijimin e Superligës Evropiane nga 12 klubet më të fuqishme evropiane, garat evropiane të organizuara nga UEFA kanë marrë një goditje të fortë.

Përveç emrave të njohur të futbollit që kanë dalë kundër themelimit të kësaj Superlige Evropiane, është edhe Zgjim Hyseni nga PSD-ja që ka shkruar kundër, duke e quajtur “kartel futbolli” këtë ligë.

“Paskan vendosur bosët se si do të organizohet e si do të duket sporti më i shikuar e më i dashur në botë.”

Statusi i plotë:

Super Liga Evropiane është kartel i futbollit

12 ekipet më të pasura në Evropë po e formojnë një ligë të re. Paskan vendosur bosët se si do të organizohet e si do të duket sporti më i shikuar e më i dashur në botë.

Kjo nismë shkatërron klube e shterron qytete. S’ka më arsye për investime e kualifikim. Livorno ose Leeds praktikisht s’do të mund të luajnë kurrë me Barcelonen ose Realin. Pronari i Juventusit, Agnelli, paska deklaruar se këto klube “përfaqësojnë” qindra miliona adhurues në mbarë botën. 12 pronarë po vendosin  për të ardhmen e futbollit. Shpesh ndodh që këta s’janë as ndjekës të futbollit.

Shpirti garues, kënaqësia e lojës, kolektiviteti dhe shokët e skuadrës ka kohë që janë pushtuar e zvenitur nga spektakli i yjeve që konkurron për miliardat e marketingut, reklamës e të drejtave televizive.

Kjo mundet me qenë mundësi për fansat e futbollit. Kritika për neoliberalizmin nuk është diskutim jashtë përditshmërisë. Futbolli evropian po mbërrin aty ku është BE si strukturë organizimi: marrëveshje në formë karteli. Përveç kartelit financiar e industrial, tash e kemi edhe kartelin e futbollit.

Dhe, pas këtij reagimi të PSD, në rrjetet sociale ka vërshuar humori, ku sipër fotografisë nga protesatat e fundit të PSD-së afër qeverisë, kanë shkruar: “PSD e vendos flamurin e UÇK-së në oborrin e selisë së SUPER LEAGUE!”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat