Afrim Toverlani për Superligën Evropiane: Ne duhet të rregullojmë kampionatin tonë, sepse nuk është në rrugë dhe binarët e duhur

Futboll

Afrim Toverlani për Superligën Evropiane: Ne duhet të rregullojmë kampionatin tonë, sepse nuk është në rrugë dhe binarët e duhur

Më: 19 prill 2021 Në ora: 18:37
Afrim Toverlani

Krijimi i Superligës Evropiane ka shkaktuar një “tërmet” të madh në botën e futbollit.

Klubet që kanë themeluar këtë kompeticion janë: Liverpool, Manchester United, Arsenal, Chelsea, Tottenham, Manchester City, Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Inter, Milan dhe Juventus.

UEFA dhe FIFA kanë dalur menjëherë kundër këtij kompeticioni, i cili nuk do të udhëhiqet nga ta, e që normalisht shkakton problem për futbollin evropian.

Shumica e klubeve dhe vendeve evropiane kanë reaguar ashpër në lidhje me krijimin e kësaj lige, pasi po dëmton jashtëzakonisht shumë klubet e mëdha dhe klubet mesatare.

Trajneri, Afrim Toverlani mendon se kjo është një nismë e biznismenëve të fuqishëm, por që është nismë e gabuar.

“Personalisht mendoj që është e gabuar dhe interes i një grupi për përfitime më të mëdha. Do të ishte shumë e keqe për futbollin dhe nuk i besoj garave që organizohen jashtë obrellës së UEFA”, tha fillimisht Afrim Toverlani.

“Pajtohem plotësisht me thënien e gazetarit italian se të pasurit bëhen më të pasur e të varfërit më të varfër. E thashë që është çështje biznesi e interesi i një grupi të njerëzve biznismen e të pasur”, vazhdoi Toverlani.

Në fund, ai tha se në Kosovë ne duhet të merremi me rregullimin e kampionatit tonë – pasi nuk është në rrugën e duhur, sepse aktualisht jemi larg dhe realiteti ynë me realitetin e klubeve evropiane dallon shumë.

“Kuptohet që edhe për ne do të ishte e keqe edhe pse ne jemi larg me klubet evropiane dhe realiteti ynë me ta ndryshon shumë. Por ne do të duhej të merremi më shumë me rregullimin e kampionatit tonë për momentin, i cili nuk është në rrugën dhe binarët e duhur”, përfundoi ‘Toki’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat