I pari trajner që flet për Superligën Europiane, Klopp: Ky është mendimi im!

Futboll

I pari trajner që flet për Superligën Europiane, Klopp: Ky është mendimi im!

Më: 19 prill 2021 Në ora: 20:46
Jurgen Klopp

I pari trajner nga 12 klubet themeluese të Superligës europiane që flet publikisht është Jurgen Klopp. Trajneri i Liverpool foli përpara nisjes së ndeshjes ndaj Leeds, ku dha opinionin e tij në lidhje me këtë kompeticion të ri.

Trajneri gjerman foli haptazi duke u shprehur se Liverpooli është më i madh se disa vendime dhe se ai nuk është i përfshirë për Superligën europiane.

“Kam të njëjtin mendim për Superligën europiane. Është diçka e vështirë, njerëzit nuk janë të lumtur dhe unë nuk jam i përfshirë. Liverpooli është më i madh se disa vendime.

Qëllimi im ka qenë gjithmonë të jem pjesë e Champions League. Më pëlqen ideja që Ëest Ham mund të luajë në Champions League”, përfundon Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat