Mourinho thyen heshtjen pas shkarkimit duke publikuar një video teksa bën shaka me fotoreporterët që e presin jashtë shtëpisë

Futboll

Mourinho thyen heshtjen pas shkarkimit duke publikuar një video teksa bën shaka me fotoreporterët që e presin jashtë shtëpisë

Më: 19 prill 2021 Në ora: 22:35
Jose Mourinho

Jose Mourinho e ka publikuar një video argëtuese në rrjetet sociale duke thyer kështu heshtjen pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Tottenham Hotspur.

Strategu portugez u shkarkua nga detyra mëngjesin e të hënës, 17 muaj pasi e kishte marrë drejtimin e Spursave (asokohe duke zëvendësuar Mauricio Pochettinon).

Mourinho e ka lënë Tottenhami në vend të shtatë në renditje të Ligës Premier dhe gjashtë ditë para finales së Carabao Cup që zhvillohet të dielën.

58-vjeçari nuk dukej i shqetësuar lidhur me shkarkimin, për më shumë e ka shpërndarë një video në profilin e tij në Instagram, ku i ka xhiruar gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët para shtëpisë së tij në Londër.

Trajneri nuk shihet në video, mirëpo dëgjohet duke thënë: “Nuk më lënë privatësi. Madje edhe miku im Gary (gazetari i Sky Sports, Gary Cotterill) po më shqetëson. Kjo është jeta ime”.

Lidhur me shkarkimin, Mourinho është prononcuar shkurt për Sky Sports News duke thënë: “Më njihni mua, e dini se nuk do të them asgjë”.

I pyetur nëse ka nevojë për pushim, është përgjigjur: “Nuk kam. Nuk kam nevojë për pushim dhe mbushje të baterive. Unë jam gjithmonë në futboll”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat