Magani: Askush nuk i ka bërë presion lojtarëve të Tomorit

Futboll

Magani: Askush nuk i ka bërë presion lojtarëve të Tomorit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:15
Magani: Askush nuk i ka bërë presion lojtarëve të Tomorit,

Endri Magani është një nga lojtarët më të rëndësishëm për Egnatian që këtë sezon është pretendente kryesorë për t’u ngjitur në elitë. Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte i ftuar në “E Hëna Sportive”, ku ka theksuar se rrogozhinasit rivalë kanë vetëm veten e tyre.

"Mendoj se të dyja grupet kanë konkurrencë. Nuk e kam ndjekur shumë garën e veriut pasi kemi pasur ndeshjet tona. Kam ndjekur ndeshjen e fundit, Korabi-Dinamo e cila ishte një ndeshje fortë. Kush ekip do gabojë më pak do të ngjitet në Superligë”.

Fitorja ndaj Tomorit? “Nuk kemi pasur presion pasi vinim nga një fitore kundër Besës dhe ndeshjen e kishim përgatitur shumë mirë. U futëm në fushë për të fituar pasi dihet që ishte një ndeshje që na shkëpuste akoma më shumë nga Tomori dhe në fund e arritëm me sukses”.

Çfarë ndodhi përpara ndeshjes? “Nuk e di tani po e shikoj deklaratën e trajnerit të Beratit. E ka nga që ka humbur ndeshjen. Nuk ka mundësi që dikush të ketë shkuar në dhomat e zhveshjes së Tomorit dhe t’i ketë bërë presion lojtarëve. Janë të dyja penalltinë dhe trajneri i Tomorit, Sinella t’i shikojë mirë që janë sade të dyja. Nuk kam asgjë me trajnerin, por meqë tha që nuk janë penallti”.

Sezoni? “Që nga momenti i parë që kam firmosur ka qenë një projekt që ne të ngjiteshim në Superligë dhe e kemi nisur kampionatin si pretendent. Kam respekt për të gjitha ekipet kundërshtare pasi kanë dhënë shumë futbollin shqiptar. E kam thënë që nga fillimi që ne rivalë kemi vetëm veten tonë pasi kemi një skuadër që ka luajtur në Superligë. Kemi një president që janë të rallë si ai.

Ka bërë fushën e stërvitjes dhe para kampionatit përfundon edhe stadiumi. Mundohem të jap më të mirë për skuadrën. Trajneri Magani na kritikon gjithmonë dhe kur luajmë mirë kërkon gjithmonë të luajmë më mirë”.

E ardhmja? “Me Egnatian më përfundon kontrata në fund të sezonit, ndërsa përsa i përket nëse do të jem pjesë apo jo do e shikojmë. Duam të arrijmë objektvin e më pas të shikojmë”, u shpreh Magani. Kujtojmë se te Egnatia aktivizohet edhe vëllai i tij, por që luan në sulm Artur Magani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat