Bailly shërohet nga COVID-19, rikthehet në stërvitje

Futboll

Bailly shërohet nga COVID-19, rikthehet në stërvitje

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:32
Eric Bailly

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly ka konfirmuar që është rikthyer në stërvitje pas disa ditëve izolim pasi ishte me COVID-19.

Derisa ishte me Kombëtaren e Bregut të Fildishtë, Bailly doli pozitiv me COVID-19, andaj humbi pesë ndeshjet e fundit me Unitedin.

Sidoqoftë, 27-vjeçari postoi një foto në Instagram duke konfirmuar që është shëruar nga COVID-19.

“Rikthyer në stërvitje. I emocionuar që do jem me skuadrën shumë shpejtë. Faleminderit për shqetësimin dhe mesazhet mbështetëse që kur dola me COVID”, shkroi ai.

Bailly ka zhvilluar 15 ndeshje këtë edicion me Unitedin, tetë prej tyre në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat