Zidane: Nuk me takon të flas për Superligën, Hazard mungon ndaj Cadizit

Futboll

Zidane: Nuk me takon të flas për Superligën, Hazard mungon ndaj Cadizit

Më: 20 prill 2021 Në ora: 13:38
Zidane: Nuk me takon të flas për Superligën, Hazard mungon ndaj Cadizit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është deklaruar në konferencë për media para ndeshjes ndaj Cadizit.

Tekniku francez nuk ka pranuar të flas për Superligën Evropiane, derisa ka njoftuar që Eden Hazard do mungojë, por janë rikthyer dyshja Dani Carvajal dhe Raphael Varane.

Mendimi i Zidanes lidhur me Superligën Evropiane:

“Nuk do të jap mendimin tim për Superliën. Mund të thuash që Zidane nuk u përfshi dhe kjo është e vërteta”.

“Të gjithë kanë mendimet e tyre për Superligën, por jam këtu të flas për ndeshjen e radhës, ligën dhe Ligën e Kampionëve”.

“Superliga i takon Presidentit. Unë jam këtu për të folur për ndeshjen”.

“Në dhomën e zhveshjes nuk flitet për Superligën. Asgjë. Do flasim për ndeshjen e nesërme, tjetrën nuk mund ta kontrollojmë”.

“Cadiz është skuadër që mbrohet mirë dhe luan mirë në shtëpi. Do provojmë ta kontrollojmë ndeshjen dhe të marrim tri pikët”.

Kur do rikthehet Eden Hazard?

“Hazard nuk do jetë në gjendje të luaj nesër sepse nuk është gati 100 për qind, gjëja më e rëndësishme është të shërohet”.

“Duhet të jemi vigjilent. Të shtunën kemi ndeshje tjetër dhe do shikojmë çfarë do bëhet me Hazardin”.

“Është situatë më e ndryshme për Hazard”.

Rikthimi i Carvajal, Varane dhe transferimi i mundshëm i Mbappe?

“Mbappe? Nëse presidenti tha … Por, ne mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”.

“Varane dhe Carvajal janë duke ia dal mirë dhe do jenë me neve nesër. Kjo është lajm i mirë”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat