Juventusi i bën ofertë

Futboll

Juventusi i bën ofertë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 14:35
Juventusi i bën ofertë

Juventus ka nisur tashmë punën për të gjetur një sulmues për sezonin e ardhshëm duke qenë se Alvaro Morata nuk po bind aspak. I pari në listë është Mauro Ikardi, megjithatë bardhezinjtë punojnë edhe mbi pistën Memfis Depaj.

Sulmuesi është në vitin e fundit të kontratës me Lionin dhe në verë mund të largohet me parametër zero ndaj tërheqja ndaj tij është e lartë.

Së fundmi, italianët i kanë bërë një ofertë menaxherit të lojtarit për ta afruar më shumë dhe për t’i konkretizuar interesimin.

Megjithatë, për momentin siç raportojnë mediat italiane, Depajit nuk i bën shumë përshtypje kjo ofertë nga Juventus, pasi prej kohësh pret për Barcelonën. Sulmuesi e ka theksuar më shumë se një herë dëshirën për t’u veshur blaugran, ndërsa atje është edhe trajneri Ronald Kuman me të cilin ka një marrëdhënie të shkëlyqer prej kohës kur tekniku drejtonte kombëtaren tulipane.

Megjithatë, për momentin Barcelona ende nuk ka qenë konkrete për të bërë një ofertë ndaj Depaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat