​Perez flet rreth spekulimeve të shumta për Haaland e Mbappe

Futboll

​Perez flet rreth spekulimeve të shumta për Haaland e Mbappe

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:00
Florentino Perez

“Galaktikët” ka kohë që janë duke u lidhur me yllin norvegjez dhe atë francez.

Gjiganti spanjoll Real Madridi sipas spekulimeve të shumta ka kohë që lidhet me transferimin e yllit të Paris Saint-Germain Kylian Mbappe, dhe së fundmi edhe ylli i Dortmundit Erling Haaland është në listën e të dëshiruarve të krerëve madrilen.

Së fundmi, këtyre spekulimeve i është përgjigjur presidenti i Realit, Florentino Perez, ku tregoi admirimin që e ka ndaj Mbappes.

“Fansat gjithmonë më thonë që të blej Mbappen. Përgjigja ime është që të mos brengosen, e vërteta është që ai është një lojtar tejet i mirë”, tha Perez për “El Chiringuito”.

“Nuk kam biseduar kurrë me Mbappen, të paktën deri tani. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me kontratën e tij me PSG”, shtoi ai.

Kurse, për Haalandin, i cili vazhdon të lidhet me skuadra si Barcelona, Manchester City, Manchester United, PSG, Chelsea, Liverpool dhe Juventus, Perez tregoi që babai i Haaland ka qenë në vizitë dhe ka zhvilluar bisedime në Madrid.

“Babai i Haaland e ka vizituar terrenin tonë, është e vërtetë. Të gjithë e dimë për kualitetin që posedon ai, dhe të gjithë kemi pasur të njëjtin reagim, sikur nuk kemi parë kurrë diçka të tillë. Haaland dhe Mbappe janë dy lojtarë të shkëlqyer, por ajo se çfarë ka bërë Lionel Messi dhe Cristano Ronaldo është mahnitëse”, tha Perez.

Real Madridi dëshiron që të përforcojë më shumë repartin e sulmit, ku ka shprehur interesim serioz në shërbimet e Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, të cilët i sheh si lojtarë kyç për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat