Agueros i ofrohet kontratë dy vjeçare tek Barça

Futboll

Agueros i ofrohet kontratë dy vjeçare tek Barça

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:01
Aguero

Argjentinasi më afër marrëveshjes me “Blaugranët”.

Sulmuesit të Manchester Cityt Sergio Aguero spekulohet se i është ofruar një kontratë dy vjeçare nga Barcelona, raporton “TyC Sports”.

32 vjeçari ka mbajtur bisedime me krerët e Barcelonës, për të arritur marrëveshje për transferimin e tij në “Camp Nou”, pasi që në fund të këtij sezoni kontrata aktuale e tij me Cityn përfundo.

Thuhet që Aguero preferon kalimin në La Liga, pas 10 viteve që shpenzoi në Premier Ligë, ku iu bashkua Cityt nga Atletico Madridi në vitin 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat