Milner lutet: Nuk dua të ndodhë...

Futboll

Milner lutet: Nuk dua të ndodhë...

Më: 20 prill 2021 Në ora: 15:12
Milner lutet: Nuk dua të ndodhë...

James Milner ka shfaqur mendimin e tij për formimin e Superligës Evropiane, pas barazimit 1-1 të Liverpoolit ndaj Leeds United.

Gjashtë klube nga Liga Premier në mesin e tyre edhe The Reds, u janë bashkuar gjashtë klubeve të tjera (tre nga La Liga dhe tre nga Serie A), për të formuar një garë të re në futboll.

Milner ka thënë se atij nuk i pëlqen një garë e tillë dhe shpreson që mos të ndodhë.

“Unë mund të them vetëm mendimin tim. Nuk më pëlqen kjo gjë dhe shpresojë që nuk do të ndodhë”, ka thënë anglezi.

 “Nuk dua të ndodhë për shkak të arsyes së njëjtë si çdokush tjetër”, ka shtuar më tej Milner.

Florentino Perez, që është zgjedhur si president i Superligës Evropiane ka bërë të ditur se 12 klubet kanë nënshkruar marrëveshjet dhe askush nuk mund t’i ndalë nga krijimi i kësaj gare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat