A rikthehet Ronaldo?

Futboll

A rikthehet Ronaldo?

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:06
A rikthehet Ronaldo?

Humbja me Atalantën ka komplikuar sërish rrugëtimin për një vend në zonën Champions, ndërsa nesër bardhezinjtë do të presin në “Allianz Stadium” Parmën, e cila është me një këmbë në Serinë B.

Tekniku i bardhezinjve, Andrea Pirlo doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për sfidën ndaj emilianëve dhe njoftoi se Cristiano Ronaldo është rikuperuar dhe do të jetë titullar në sfidën e të mërkurës në mbrëmje.

A e keni lënë pas krahëve humbjen me Atalantën?
Sigurisht që na mërziti pak, por morëm sinjale të mira, pasi bëmë një 90-minutësh mjaft të mirë në këtë ndeshje. Atalanta ka krijuar gjithmonë shumë, por më pëlqeu mënyra se si e interpretuam ndeshjen, pavarësisht se në fund dolëm pa pikë.

A është më e motivuar Juve që të luftojë për zonën Champions?
Kjo skuadër është e projektuar për të tashmen dhe e tashmja jonë është ndeshja me Parmën. Pas humbjes me Atalantën, jemi gati të reagojmë dhe të sigurojmë sa më shpejt një vend në zonën Champions.

Si e shihni kompeticionin më të ri të krijuar?

Presidenti ynë është në vijën e parë të organizimit të këtij kompeticioni dhe kemi folur shpesh me të. Ai na qëndron pranë, na ka shpjeguar me detaje projektin dhe na ka dhënë garanci e besim, por njëkohësisht na ka kërkuar që të jemi të përqendruar te gara aktuale dhe të bëjmë punën tonë në fushë.

A do të bëni ndryshime në formacion pas atij 90-minutëshi të lodhshëm ndaj Atalantës?

Nesër do të luajë Buffon, do të luajë Ronaldo dhe ndoshta edhe Dybala, që ka nevojë për minuta. Morata do të rrijë pushim dhe ndoshta edhe Arthur, por nesër do të bëjmë vlerësimet e duhura për gjendjen e të gjithë futbollistëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat