Ferizaj - Ulpiana, ky është vendimi

Futboll

Ferizaj - Ulpiana, ky është vendimi

Më: 20 prill 2021 Në ora: 18:25
Ferizaj - Ulpiana, ky është vendimi

Lajm i keq për klubin e futbollit Ferizaj dhe lajm i mirë për Ulpianën e Lipjanit.

Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligën e Parë, në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 20.04.2021, me rastin e regjistrimit të ndeshjeve, konstatoj se ndeshja e Ligës së Parë e javës së 23-të, Grupi ”B”, ndërmjet KF Ferizaj – KF Ulpiana, është ndërprerë dhe konform nenit 58 të Rregullores së Garave, mori këtë:

Vendimi: 1.Ndeshja e ndërprerë ndërmjet KF Ferizaj dhe KF Ulpiana, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Ulpiana.

Arsyestimi Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Ferizaj – KF Ulpiana, java e 23-të, Liga e parë, Grupi ”B”, pas administrimit të gjitha provave konstatoi se ndeshja është ndërprerë në minutën e 90+4, për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarit kryesor të ndeshjes nga një person i paautorizuar (shikues), duke e paaftësuar për vazhdimin e ndeshjes, andaj konform nenit 58 të Rregullores së Garave, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favor të KF Ulpiana", njofton Federata e Futbollit e Kosovës, Komisioni i Garave i FFK-së Abdyl Bellopoja, Kryetar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat