​Presidenti i PSG-së qartëson të ardhmen e Kylian Mbappe

Futboll

​Presidenti i PSG-së qartëson të ardhmen e Kylian Mbappe

Më: 20 prill 2021 Në ora: 19:05
Kylian Mbappe

E ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të jetë e pa qartë derisa ai ende nuk ka vendosur ta vazhdojë kontratën e tij me Paris-Saint-Germain.

Të hënën presidenti i Real Madridit Florentino Perez e pranoi hapur se Mbappe është në objektivat e tij për ta forcuar Real Madridin po duket se do të has në një kundërshtim të madh nga presidenti i PSG-së Naser Al Khaleifi.

Khelaifi i pyetur rreth të ardhmes se yllit të skuadrës së tij shkurtimisht tha:

“Kylian Mbappe do të qëndrojë në PSG. Kjo është e sigurt.”

Përkundër kësaj, “Goal.com” sot raportoi se ish-sulmuesi i Monacos ka filluar të kërkojë shtëpi në qytetin e Madridit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat