​Jo vetëm Chelsea, edhe dy gjigantët tjerë evropian gati të largohen nga Superliga

Futboll

​Jo vetëm Chelsea, edhe dy gjigantët tjerë evropian gati të largohen nga Superliga

Më: 20 prill 2021 Në ora: 20:34
Superliga

Duket se jetëgjatësia e Superligës Evropiane e krijuar vetëm të dielën e kaluar tashmë po shkon drejt fundit.

Mediat angleze para pak çastesh raportuan se Chelsea po e formalizon dokumentacionin për t’u larguar nga kjo garë, por se ata nuk do të jenë skuadra e vetme që do ta bëjnë këtë.

Sipas lajmeve më të fundit nga Anglia dhe Spanja, edhe Manchester City dhe Atletico Madridit janë në po të njëjtën rrugë.

Pritet që së shpejti ta zyrtarizojnë largimin nga kjo garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat