"Futbolli i krijua nga të varfërit e po vidhet nga të pasurit"/ Si po dështon plani i Florentino Perez për Super League

Futboll

"Futbolli i krijua nga të varfërit e po vidhet nga të pasurit"/ Si po dështon plani i Florentino Perez për Super League

Më: 20 prill 2021 Në ora: 21:22
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, ishte i pari i cili hodhi idenë e themelimit të Super League. Një kampionat i veçuar nga Champions League dhe Europa League, që përbëhet vetëm nga ekipet e mëdha. 

Real Madrid, Juventus, Barcelona, Inter, Milan, Manchester United, Manchester City, Liverpool, Atletico Madrid. 

Deri më tani Paris Saint Garmain, Chelsea dhe Bayern Munchen janë tërhequr nga kjo risi. 

Protesta të shumta janë zhvilluar në qytete të shumta nga tifozët ku si moto kanë pasur frazën: "Futbolli i krijua nga të varfërit e po vidhet nga të pasurit".

Plani fillestar i Florentino Perez e më pas me mbështetjen e Presidentit të Juventus, Agnelli, duket se po has në barriera të shumta.

Organet drejtuese të futbollit, FIFA, UEFA, lojtarë e trajnerë, nuk kanë qenë dakord me këtë. 

Marcelo Bielsa ishte njëri prej tyre që u shpreh se emocionet e futbollit janë kur ekipet e dobëta mposhtin të fortat. 

Po ashtu, futbollisti Mesut Ozil tha se të gjithë fëmijët rriten me ëndrrën për të fituar Champions League dhe Kupën e Botës. 

Presidenti i UEFA-s kërcënoi se nëse krijohet SuperLiga, atëherë të gjithë futbollistët që janë pjesë e saj, do të përjashtohen nga kombëtaret. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat