Superliga drejt shkatërrimit, lajmërohet Florentino Perez

Futboll

Superliga drejt shkatërrimit, lajmërohet Florentino Perez

Më: 20 prill 2021 Në ora: 21:47
Florentino Perez

Florentino Perez ka dhënë një intervistë për gazetën franceze “L'Équipe” në të cilën ai shpjegon projektin e tij të Superligës, pikërisht në momentin kur duket se po prishet me raportet e fundit se Chelsea dhe Manchester City po largohen nga kjo garë, diçka që duket se nuk e shqetëson presidentin e Real Madridit.

Në pyetjen e gazetarët se a jeni i shqetësuar se klubet do të largohen nga Superliga?, Florentino u përgjigj:

"Jo. Situata është aq serioze sa të gjithë ranë dakord ta kryejnë këtë projekt dhe të kërkojnë një zgjidhje. Askush nuk bëri presion."

A jeni i shqetësuar se projekti juaj nuk do të jetë i suksesshëm?:

"Ne besojmë se kjo është për të mirën dhe se është përgjegjësia jonë për futbollin. Ne jemi të gatshëm të flasim me të gjithë për të shpëtuar këtë sport.", deklaroi Perez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat