Unitedi ankohet në referim

Futboll

Unitedi ankohet në referim

Nga: K.G. Më: 20 prill 2021 Në ora: 22:50
Unitedi ankohet në referim

Skuadra e futbollit Unitedi nga Sadovina e Jerlive, ankohet se janë dëmtuar gjatë të dielës që e lamë pas në takimin e Ligës së Tretë të Kosovës.

”Në ndeshjen e të dielës në mes KF Uniteti dhe KF Elita e zhvilluar në Sadovinë e cila përfundoi me rezultatin e barabartë, 2:2, klubi jonë Uniteti është dëmtuar në mënyrë drastike nga treshja e referëve në krye me referin kryesor Shkëlqim Burrniku.

Ne jemi një klub shumë i disiplinuar dhe fair - play .

Ne terrenin tonë kanë fituar ekipet më të mira dhe ua kemi shtrirë dorën, por ne ndeshjen e djeshme referët na dëmtuan në mënyrë të hapur.

Ata ndihmuan ekipin musafir ne qdo mënyrë të mundshme.

Nuk referoni ofsajd që ishin te dukshëm në dëme te ekipit tonë.
Nuk referoni faulla të shumtë shkaktuar afër zonës së kundërshtarit ndërsa te kundërtën e bërën për mysafirët.

Shihej haptas animi i referve për ekipin mysafirë.
Është akorduar një penallti në favorin tonë pasi që ishte direkt prekje me dorë e topit qe shkonte drejt portës përndryshe nuk do të akordohej.
Loja është vazhduar pa arsye derisa është barazuar rezultati.

Falë gjeturisë së shtabit teknik, kryesisë dhe mirëkuptimit të lojtarëve nuk ka ardhur deri të më e keqja.

Në të ardhmen kërkojmë syqeltesi nga federata që të delegojë referët e mirfillëtë në ndeshje dhe jo si zotëri Shkëlqim Burrniku i cili u tregua tepër i njëanshëm në referim në favor të ekipit mysafirë dhe ndaj referëve të këtillë të merren masa disiplinore”, ankohet Unitedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat