‘Bëmë një gabim dhe kërkojmë falje’ – reagimi i Arsenalit pas tërheqjes nga Superliga Evropiane

Futboll

‘Bëmë një gabim dhe kërkojmë falje’ – reagimi i Arsenalit pas tërheqjes nga Superliga Evropiane

Më: 21 prill 2021 Në ora: 01:07
Topçinjtë

Arsenali është tërhequr nga Superliga Evropiane dhe u ka kërkuar falje tifozëve të vet dhe komunitetit më të gjerë të futbollit.

Topçinjtë ishin në mesin e 12 klubeve themeluese për formimin e garës elitare, mirëpo vetëm 48 orë pas lajmit që tronditi botën e futbollit, ata janë tërhequr nga kjo iniciativë së bashku me klubet tjera angleze.

“Ditët e fundit na kanë treguar thellësinë e ndjeshmërisë që tifozët tanë anekënd botës kanë për këtë klub të madh dhe për lojën që duam”.

“Nuk kemi pasur nevojë të na përkujtojnë këtë, por reagimi i tifozëve tanë në ditët e fundit na ka dhënë kohë për më shumë reflektim dhe mendim të thellë”.

“Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi ynë që të shkaktojmë kaq shumë trazira, megjithatë kur erdhi ftesa për t’iu bashkuar Superligës, duke ditur se nuk ka garanci, nuk deshëm të mbeteshim prapa që të siguronim që Arsenali dhe e ardhmja të jenë të mbrojtura”.

“Si rezultat i dëgjimit tuaj dhe komunitetit të gjerë të futbollit në ditët e fundit, ne po tërhiqemi nga Superliga e propozuar. Bëmë një gabim dhe kërkojmë falje për këtë”, thuhet në komunikatën e Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat