MundoDeportivo: UEFA u ka ofruar para skuadrave angleze për t’u tërhequr nga Superliga Evropiane

Futboll

MundoDeportivo: UEFA u ka ofruar para skuadrave angleze për t’u tërhequr nga Superliga Evropiane

Më: 21 prill 2021 Në ora: 01:20
Aleksander Ceferin

Bujë totale sa i përket Superligës Evropiane.

Klubet e Premier League i kanë dhënë një goditje kritike. Liverpool, Tottenham, Arsenal, Chelsea, Manchester City dhe United kanë vendosur të largohen nga idea e Superligës që të gjithë kishin formuar me Madrid, Barça, Atletico, Juventus, Inter dhe Milan.

Mundo Deportivo raporton se UEFA ka luajtur një rol themelor në vendimin e klubeve angleze për t’u tërhiqur nga Superliga Evropiane.

Sipas këtij mediumi, UEFA u ka ofruar një shumë të konsiderueshme parash klubeve angleze për largimin nga Super League.

Kjo ofertë, megjithatë, nuk ka arritur në klubet spanjolle, të cilat nga organi më i lartë evropian shihen si armiku kryesor, i udhëhequr nga ideologu Florentino Perez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat