Sevilla refuzoi projektin

Futboll

Sevilla refuzoi projektin

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:04
Sevilla refuzoi projektin

“Futbolli është i tifozëve, sot më shumë se kurrë”. Kështu, Gerard Piqué, qendërmbrojtësi i Barcelonës doli hapur kundër Superligës, disa orë pas “mbytjes” së turneut të ri, për shkak të dorëheqjes së gjashtë klubeve angleze. Përmes Twitter, 34-vjeçari shprehu mendimin personal, edhe pse klubi i tij ishte një nga themeluesit e kompeticionit të ri.

Megjithatë, duke parë se Superliga hasi në kundërshti totale nga të gjitha institucionet dhe tifozëritë, Barcelona tha mbrëmë se vendimet i marrin aksionarët e saj, jo presidenti, duke bërë prapakthehu. Në këtë linjë duket se është edhe qëndrimin i lojtarit kryesor të Barcelonës, Pique, që godet projektin e 12 klubeve, por që tashmë më shumë se gjysma e tyre janë tërhequr.

Kontestimet e tifozëve të klubeve spanjolle, që themeluan Superligën Europiane, filluan dje. Siç ndodhi pardje në “Anfield”, tifozët e Barcelonës u afruan në rrethinat e “Camp Nou” për të varur banderola kundër projektit.

“FCB (Klubi i Futbollit Barcelona) është jeta jonë, jo lodra juaj. Jo Super League!”, – lexohet në mesazhin e postuar nga tifozët e katalanasve. Jo vetëm presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, është pozicionuar kundër Superligës, por shumë ekipe dhe tifozë janë kundër kësaj gare të re, që do të ndryshojë rendin e futbollit europian.

Sevilla refuzoi projektin, duke e konsideruar atë “në kundërshtim me ADN-në tonë”, Pellegrini deklaroi se do të shkatërronte futbollin kombëtar, Athletic Club është pozicionuar kundër “çdo projekti që është i farkëtuar pas shpinës së tifozëve”, duke mbështetur deklaratat e UEFA-s, RFEF dhe La Liga-s.

Një mesazh tjetër tingëllues është ai, i dërguar nga Gary Lineker, një legjendë angleze e futbollit, që luajti për Barcelonën midis viteve 1986 dhe 1989. ” Ej, FC Barcelona, ju jeni shumë më mirë se kjo. Kjo nuk është ajo për të cilën ju jeni. Ju jeni më shumë se një klub (Més que un Club). Provojeni që kjo është ende e vërtetë”, – shkruajti i zhgënjyer ish-sulmuesi, duke kujtuar moton e Barçës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat