Dorëzohet

Futboll

Dorëzohet

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:24
Dorëzohet

Perez së bashku me presidentin e Juventusit, Agnelli dhe 10 drejtues të klubeve të mëdha evropiane kishin nënshkruar marrëveshjen për krijimin e Superligës së Evropës, megjithatë ky kompeticion nuk u jetësua, pasi klubet njëra pas tjetrës kanë dhënë dorëheqje.

Së fundi, ish- presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, që dha dorëheqje mbrëmë nga klubi, ka thënë se planet për një Superligë Evropiane nuk mund të ecin më përpara.

“Super League Evropiane nuk mund të jetësohet pa gjashtë klubet e Premier League që u tërhoqën mbrëmë”, deklaroi Agnelli.

Ndryshe, mbrëmë të gjitha klubet angleze janë larguar nga Superliga Evropiane pas një presioni të madh nga UEFA Dhe tifozët e tyre në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat