Komplot kundër Mourinhos

Futboll

Komplot kundër Mourinhos

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:45
Komplot kundër Mourinhos

Në një dhomë zhveshje si ajo e Tottenhamit, nuk mjafton të kesh yjet në krah. Këtë gjë e ka provuar Jose Mourinho, që mbështetej fort nga Hary Kane dhe Heung-min Son, dy lojtarët më të mirë në skuadër, por jo shumë nga pjesa tjetër. Siç shkruan sot “The Times”, trajneri portugez është shkarkuar për shkak të frikës së bordit drejtues, të kryesuar nga Daniel Levy, se kishte humbur kontrollin e dhomës së zhveshjes dhe kështu kishte kompromentuar objektivat afatshkurtra, që është themi, finalja e “Carabao Cup”, kualifikimin për të qenë në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës britanike, disa nga lojtarët që në fillim ishin identifikuar më shumë me ish-trajnerin e Real Madridit, Manchester United apo Interit e kishin humbur besimin e tyre te “Special One”. Mbi të gjitha, pas fërkimit të rëndësishëm të brendshëm me lojtarët e rangut të Gareth Bale, Dele Alli apo Tanguy Ndombele, por edhe me futbollistë të tjerë, që formojnë shtyllën kurrizore të ekipit si Serge Aurier, i cili duhej të linte stadiumin gjatë një ndeshjeje kundër Liverpool për një debat të ashpër me Mou, në pjesën e parë.

Portugezi nuk duket, përveç kësaj, i njëjti që mbrojti lojtarët e tij me pathos gjatë kohës që ishte në “Santiago Bernabéu”.

Kjo aftësi për ta lëshuar presionin te lojtarët e tij dhe për ta amnistuar veten në të gjitha rastet ka spikatur te portugezi në Londrën e Veriut. Ai nuk ka hezituar të tregojë publikisht se fajtorë janë lojtarët për rezultatet e dobëta. Në fakt, rënia e “Spurs” ishte dramatike; nga maja e Premier League në dhjetor në vendin e 7-të aktualisht.

Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy, vendosi të pushojë nga puna Mourinho nga frika se deri në 10 lojtarë të ekipit të parë do të kërkonin largimin këtë verë, nëse ai mbetet në krye të stolit. Zgjidhja ishte mes një projekti dhe Mourinho. Sipas “Eurosport”, Levy e mori vendimin sepse nuk donte të humbte “ekipin e tij të ëndrrave” me Harry Kane, Dele Alli dhe Gareth Bale, këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat