Në emocione të ligave evropiane

Futboll

Në emocione të ligave evropiane

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:57
Në emocione të ligave evropiane

Në kulmin e reagimeve rreth projektit të Superligës së Europës, në fakt i dështuar që në lindje, në ligat kryesore në Europë kalendari i ngjeshur i ndeshjeve kthen vëmendjen te futbolli i luajtur.

Këtë të mërkurë, programi do të jetë i ngarkuar me sfida nga kampionati italian, spanjoll, anglez, nga Kupa e Francës dhe sigurisht nëpërmjet Eurosportit do të vijnë për të pasionuarit e Bundesligës dy takimet kryesore të kampionatit gjerman.

Nga Seria A do të transmetohen pesë takime, i pari ai i orës 18:30, Milan – Sassuolo. Kuqezinjtë, të dytët në klasifikim me 9 pikë më pak se Interi kryesues, ndoshta më shumë se për titullin e Serisë A duhet të mendojnë për të ruajtur zonën Champions, pasi Napoli i vendit të pestë është vetëm gjashtë pikë larg.

Katër sfidat e tjera do të nisin në orën 20:45, me Juventusin që duket se do të ketë një provë relativisht të lehtë përballë Parmës në Torino, sikurse Interi vështirë së do të lërë pikë ndaj Spezias në “San Siro”. Mjaft interes për garën e mbijetesës kanë Bologna – Torino dhe Udinese Cagliari.

Nga Premier League, joshëse është takimi Aston Villa – Manchester City, që nis në orën 21:15. Citizens, që matematikisht e kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm dhe presin vetëm konfirmimin si kampionë të Premier League-s, mund të vuajnë disi presionin e humbjes me Leeds United në “Etihad”.

Diferenca me Manchester United është 8 pikë, e konsiderueshme për t’u përmbysur në gjashtë javët e mbetura.

Nga LaLiga ndeshja e parë është ajo e orës 19:00 mes Levantes dhe Sevillas, me skuadrën andaluze që duket se praktikisht e ka siguruar pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm, por kërkon të surprizojë gjigantët e elitës së futbollit spanjoll, që janë kokë më kokë për titullin kampion. Sevilla është vetëm një pikë larg Barçës së vendit të tretë, ndërsa diferenca me Atleticon kryesuese është 6 pikë.

Në orën 20:00 luhet Betis – Bilbao, ndërsa në 22:00, në takimin që mbyll mbrëmjen e futbollit, Reali i Madridit luan në transfertë me Cadizin.

Nga Bundesliga spikasin duelet Hertha B. – Freiburg, në orën 18:30, dhe B. Dortmund – U. Berlin, në 20:30.

Futbolli francez përfaqësohet këtë të mërkurë me dy takime të fazës çerekfinale të Kupës së Francës, PSG – Angers (18:45) dhe Lyon – Monaco     (21:10), transmeton SS.

Ndeshjet e sotme

Milan-Sassuolo     18:30

Hertha B. – Freiburg    18:30

PSG – Angers        18:45

Levante – Sevilla  19:00

Betis – Ath. Bilbao       20:00

Dortmund – U. Berlin 20:30

Juventus – Parma        20:45

Spezia – Inter        20:45

Bologna – Torino 20:45

Udinese – Cagliari        20:45

Lyon – Monaco     21:10

Aston Villa – Man. City       21:15

Cadiz – Real Madrid    22:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat