Vdes ish kryetari i klubit me renome të Kosovës 

Futboll

Vdes ish kryetari i klubit me renome të Kosovës 

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:29
Vdes ish kryetari i klubit me renome të Kosovës 

Klubi i futbollit Liria nga Prizreni jep lajmin e hidhur, vdes ish kryetari i këtij kolektivit.

“Prehu në paqe Ridvan Hoxha!

KF Liria, mori lajmin e kobshëm këtë paradite. U nda nga jeta ish kryetari i KF Liria (2005) dhe një veprimtar i madh i sportit. 
Ngushëllime familjes, komunitetit sportiv dhe kudo që veproi i ndjeri. 

Ai, krahas aktiviteteve të tjera kombëtare ishte dhe mbeti një adhurues e kontribues i madh i futbollit në veçanti dhe sportit në përgjithësi.

Pas lufte, me krijimin e rrethanave të reja, La Rid siç e quanim rëndom, i dha një tjetër shtytje të madhe futbollit. Kontributi tij në KF Liria , është i madh. Do ta kujtojmë me respekt këtë veprimtarë shumë dimensional'.

Prehu në paqe në tokën e Kosovës së lirë, që e deshe shumë!”, njofton klubi me renome Liria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat