Neymar mban në ankth PSG

Futboll

Neymar mban në ankth PSG

Më: 21 prill 2021 Në ora: 14:52
Neymar mban në ankth PSG

Neymar pritej të nënshkruante këtë javë rinovimin e kontratës me PSG, teksa edhe presidenti i francezëve, Al Kelaifi, theksoi se braziliani ishte i lumtur në kryeqytet. Megjithatë, sulmuesi ende nuk është plotësisht i bindur duke qenë se ende nuk e ka mbyllur kapitullin e një rikthimi në Barcelonë.

Tashmë, që katalanasit kanë një president të ri, Nejmar ndjen se mund të negociojë sërish rikthimin dhe kjo e shtyn të bisedojë fillimisht me spanjollët e në rast se nuk ka dakordësi atëherë do të mbetet në Paris.

Mbetet për t’u parë nëse francezëve do t’iu pëlqej kjo lëvizje e Nejmar pasi i bie që të jenë një klub “rezervë” për lojtarin.

Gjithsesi, për momentin Nejmar e ka theksuar shpeshherë se është aktualisht i përqëndruar maksimalisht te Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat