Barcelona ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Depayt

Futboll

Barcelona ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Depayt

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:00
Barcelona ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e Depayt

Barcelona raportohet se ka filluar bisedimet për transferimin e Memphis Depayt.

Kontrata e holandezit me Lyonin skadon më 30 qershor të këtij viti, teksa ai mund t’i bashkohet një skuadre tjetër si lojtar i lirë.

Gazetari i afërt me klubin katalunas, Oriol Domenech, shkruan se përfaqësuesit e Depayt para 15 ditëve janë parë në Barcelonë, ku kanë biseduar për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”.

27-vjeçari ka impresionuar me formën e treguar te Lyoni, duke shënuar 74 gola në 173 paraqitje në të gjitha garat. Kurse, deri më tani në këtë sezon ka shënuar 20 gola në 35 paraqitje.

Kujtojmë se Memphis Depay ishte i lidhur me një transferim te Barcelona edhe në vitin e kaluar, por që kjo lëvizje nuk kishte ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat