Ish kryetari i Realit sulmon ashpër: U tregua budalla, të japë dorëheqjen

Futboll

Ish kryetari i Realit sulmon ashpër: U tregua budalla, të japë dorëheqjen

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:29
Ish kryetari i Realit sulmon ashpër: U tregua budalla, të japë dorëheqjen

Ramon Calderon, ish-presidenti i Real Madridit në periudhën 2006-2009, para menaxhimit të Florentino Pérez, kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të kreut të klubit të bardhë, pas asaj që ndodhi me Superligën Europiane: “Ishte një goditje pas shpine për futbollin.

Një veprim i çmendur. Kur dëgjova Florentino besova se ishte një shaka me shije të keqe.

Do të ishte një akt dinjiteti nga ana e tij nëse jep dorëheqjen pas këtij dështimi. Ai u bë, pa pasur të drejtë, pronari i futbollit dhe Real Madridit”.

Ish-presidenti i “Los Blancos” vazhdoi të sulmonte Perez: “Më shumë se Superliga ishte Miniliga, sepse zgjati vetëm dy ditë.

Duket se ajo vdiq brenda disa ditësh nga lindja. Pra, nuk do të përparojë. Unë jam shumë i lumtur, pasi kjo nismë ishte një goditje pas shpinës së futbollit”.

Ramón Calderón argumentoi se gjithçka ishte bërë pa një kuptim të qartë, madje vuri në pikëpyetje momentin në të cilin Pérez e njoftoi atë: “Është nismë e çmendur, që u bë pa menduar. Unë jam shumë i kënaqur që dështoi, ishte tradhti. Një deklaratë që u bë në orën 12 të natës, duke njoftuar këtë projekt të pakuptimtë. Nuk mund ta imagjinoj ndonjë lojtar që e pranon këtë kompeticion dhe heq dorë nga kombëtarja e tij.

Ata që e bënë këtë Superligë janë budallenj.

Kur e dëgjova, mendova se ishte një shaka, por me shije të keqe. Të thuash që po e bënin këtë për të shpëtuar futbollin ishte kaq qesharake. Florentino duhej të pranonte publikisht se Real Madridi ishte në një gjendje shumë kritike ekonomike, se 91 milion euro ishin humbur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat