Milani me mungesa

Futboll

Milani me mungesa

Më: 21 prill 2021 Në ora: 15:31
Milani me mungesa

Zlatan Ibrahimoviç, Isamel Bennacer dhe Theo Hernandez, do t’i mungojnë Milanit në përballjen e sotme kundër Sassuolos në Serie A.

Milani dhe Sassuolo takohen në San Siro në orën 18:30.

Bennacer mungon shkaku i një lëndimi në nyjën e këmbës, ndërsa Ibrahimovic dhe Theo kanë probleme fizike.

Trajneri Stefano Pioli tha dje se Hakan Calhanoglu dhe kjo treshe nuk kishin qenë në gjendje të stërvitnin për shkak të problemeve fizike.

Reklamë

Përfaqësuesi turk, megjithatë, është pjesë e skuadrës për takimin e sotëm. Në skuadër është rikthyer edhe Davide Calabria, pasi është riaftësuar nga lëndimi.

Milani është i dyti në tabelën e Serie A, me nëntë pikë mbrapa Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat